MPB njofton se në një fshat të Strugës janë zbuluar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike, me çka është ndaluar një 56-vjeçare.

“Me datë 28.12.2023 në ora 16:00 në fshatin Podgorci të Strugës, zyrtarë policorë nga OVR Struga kanë privuar nga liria G.I.(56) nga i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Zbulohen 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike në Strugë, ndalohet një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version