Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike, Monika Zajkova ka komentuar ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët dhe funksionimin e qeverisë teknike. Ajo thotë se partitë duhet të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre dhe se çfarë imazhi i japin vendit.
“Këto propozime bëhen nga mandatari i qeverisë. Ne kemi dhënë dritë të gjelbër për funksionimin e qeverisë teknike, për të mos bllokuar situatën në vend dhe për të mos lënë njollë në procesin zgjedhor. Më tej se si do të vendoset, janë çështjet e brendshme partiake të Aleancës. Të gjitha partitë duhet të jenë shumë të kujdesshme në veprimet e tyre dhe çfarë imazhi lënë për vendin dhe sa do të ndikojë në rrugën që do të marrë vendi. Të gjitha këto mosmarrëveshje ndikojnë në integrimin tonë, thotë kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, për aktualitetin e skenës politike ngjarjet në ASH.
Sipas saj, një turbullirë e tillë nuk prek shumicën në pushtet, por se si do të veprojë PLD nëse ka propozime për ndryshime në qeverinë teknike, partia do të vendosë përmes Bordit Ekzekutiv.
Zajkovës i vjen keq që disa ligje të mira po bllokohen. Ajo është e habitur pse partitë kryesore nuk pajtohen për Ligjin e ASHMAA dhe pse nuk u gjet zgjidhje e përbashkët për pjesët e diskutueshme./Telegrafi/
Zajkova: Partitë duhet të jenë të kujdesshme se çfarë imazhi i japin Maqedonisë appeared first on Telegrafi.