Kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferi zgjedhjen e tij e ka cilësuar si ëndërr e shqiptarëve në Maqedoni, duke premtuar se do ta bëjë vendin të zhvilluar dhe demokratik ku duan të kthehen të rinjtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar!
Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat! Urime Qeveria!” ka shkruar Xhaferi, i cili shihet në fotografi me përbërjen e re të qeverisë së tij.
Përndryshe, në foto nuk shihen ministrat e rinj të OBRM-PDUKM-së, të sapozgjedhur në qeverinë teknike. /Telegrafi/
Xhaferi: Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.