Në margjinat e Samitit investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri Xhaferi realizoi një takim dypalësh me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.
“Kryetarja Baso, iu uroi zgjedhjen Kryeministrit Xhaferi dhe shprehu pritjen se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i BERZH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme nën udhëheqjen e tij. Njëherazi, shprehu falënderim për rrumbullakimin e shpejtë të procesit të ratifikimit të amendamenteve të Marrëveshjes për themelimin e Bankës, duke e dalluar Maqedoninë e Veriut si vendin më efikas në atë plan, që çmohet lartë nga BERZH-i”, thuhet në njoftim.
Xhaferi e theksoi rëndësinë dhe dukshmërinë e mbështetjes së BERZH-it në sektorin e transportit përmes të cilit Qeveria ofron kushte më të mira për qytetarët në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.
Në takim, shtojnë nga atje, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e mjedisit jetësor përmes Projektit rajonal për mbeturina të ngurta, si edhe për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Në të njëjtën zonë përfshihen edhe projektet për kalimin e përshpejtuar nga qymyri si dhe projekti për gazifikimin rajonal./Telegrafi/
Xhaferi-Reno-Baso: Bashkëpunimi shumëdekadësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është me rëndësi të madhe appeared first on Telegrafi.