Kryeministri Talat Xhaferi tha sot se “ligjet janë miratuar dhe historia është mbyllur”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rekomandimin e Këshillit të Evropës për revokimin e Ligjit për Amnisti të vitit 2011 dhe ndjekjen penale të katër rasteve të Hagës.

“Tashmë kam dhënë një përgjigje se puna ka përfunduar në kuadër të legjislacionit dhe situatës në vend. Ajo histori ka përfunduar, ligjet janë miratuar”, u përgjigj shkurt Xhaferi pas vizitës në Konviktin Studentor në Tetovë, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Partia Lidhja Demokratike ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për heqjen e pengesave ligjore, e cila do të lejojë vazhdimin e procedurave në katër rastet e Hagës – “Udhëheqja e UÇK-së”, “Liqeni i Likovës”, “Varezat në Neproshten”, dhe “Punëtorët e Mavrovës”.

Xhaferi: Rastet e Hagës janë një çështje e mbyllur appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version