Kryeministri Talat Xhaferi në një intervistë në “Real Story” në ABC News në Tiranë, u fokusua në rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit shqiptar në qeverisjen e Maqedonisë së Veriut, theksuar se një qeverisje pa këtë pjesëmarrje është e paqëndrueshme dhe e papranueshme në kontekstin e vendit. Duke reflektuar mbi përvojën e kaluar, Xhaferi argumentoi se praktikisht nuk kanë funksionuar qeveritë që kanë përjashtuar pjesëmarrjen e shqiptarëve, duke theksuar se ata kanë ndarë përgjegjësi dhe janë përgjigjur me përgjegjësi detyrave në qeveritë e mëparshme.

“Nuk marr përsipër të japë vlerësimin e vendimeve të mundshme të subjektit për faktin që i takon organeve partiake dhe kur të vijë koha për t’i bërë ti gjitha argumentet, pasi aspektet janë hipotetike. Në politikë nuk ka formë të prerë të po dhe të jo-së. Ajo varet nga forca dhe efekti i forcës politike që buron mandatet që do të dalin nga procesi votues. Është e drejtë e organeve partiake që të vlerësojnë” u përgjigj ai në pyetjen e gazetarit ku pyeti nëse do të ketë koalicion mes BDI me OBRM-PDUKM.

Në fund të intervistës, Xhaferi shprehu qëndrimin e tij për të mbajtur një linjë të qëndrueshme politike, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, por duke lënë hapësirë për vlerësimet dhe vendimet e organeve partiake në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe kushtet e momentit politik. /Telegrafi/

Xhaferi: Qeverisja pa pjesëmarrje shqiptare është e papranueshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version