Kryeministri Talat Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kyuchyuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler. Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në vizitën e tij të parë në Bruksel si Kryeministër, Xhaferi para eurodeputetëve theksoi se Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në afatin kohor për të zbatuar të gjitha proceset dhe obligimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, për të cilin ekziston mbështetje e lartë te qytetarët. Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e rritjes, i cili ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, në drejtim të përparimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, si dhe mundësinë që kompanitë nga shteti të kenë qasje në pjesë të tregut të përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit”, tha Xhaferi.

Xhaferi, shtojnë nga atje falënderoi euro deputetët për mbështetjen e tyre për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet dhe pikërisht për këtë Kryeministri për këshilltar të vetë të jashtëm e angazhoi Ivo Vajgllin i cili me përvojën e tij të çmuar do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane./Telegrafi/

Xhaferi: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë së RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version