Komuna e Çairit gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark e shpalli si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua unanimisht nga Këshilli i Komunës dhe përfaqëson, siç thotë komuna, një mirënjohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Me iniciativën dhe propozimin tim, së bashku me Këshillin e Komunës, sot shpallëm gjeneralin Wesley Clark “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit. Ky vendim është marrë njëzëri, pasi është një nder dhe mirënjohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Ky titull, i cili përkoi me Ditën e Veteranëve të SHBA më 11 Nëntor, simbolizon mirënjohjen tonë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë, ne në Çair nderojmë një mik të madh të rajonit tonë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij për paqen dhe lirinë”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Më 13 nëntor ai do të arrijë në Shkup për të marrë pllakën “Qytetar Nderi”./Telegrafi/

Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Komunës së Çairit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version