Mëngjesin e sotëm në parkingun para Q.T “Mavrovasja” paradite është vrarë një shkupjan.

Jozyrtarisht ai është marrë me disa biznese, por që policia ende nuk e ka kumtuar identitetin e tij.

Tre të dyshuarit, të gjithë thuhet se janë nga Shkupi, kanë menduar se viktima ka patur stoli ari në makinën.

Sulmin e kanë bërë për ta plaçkitur. Por pasi e kanë vrarë dhe e kanë marrë kutinë me vete, kanë parë se ajo është e mbushur me mjete për shitje, shkruan SDK.mk

Personi i vrarë thuhet se ka kompani në afërsi të Aerodromit, për shitjen e mjeteve të ndryshme për punë.

Vrasja në Shkup, personat që sulmuan veturën mendonin se aty ka stoli ari, por në kuti kishte mjete pune appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version