Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Vrasje”, si dhe një “tentim për vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I dyshuari 67-vjeçar më 21 shkurt në fshatin Gabresh të Kumanovës ka pasur një debat me dy djemtë e motrës së tij. Debatit i është bashkuar edhe motra.
Me armën që e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre dhe me dashje ka vrarë motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj, ndërsa ka tentuar të vrasë edhe tjetrin.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Telegrafi/
Vrasja e dyfishtë në Kumanovë, caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin appeared first on Telegrafi.