MPB njofton se dje (15.04.2025) në ora 16:25, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë kanë ndaluar personin L.I. (22) nga fshati Likovë.
“Gjatë kontrolleve në trafikun rrugor është konstatuar se ai drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me shpejtësi 96 kilometra në orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 297A i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB./Telegrafi/
Voziti 96 kilometra në orë në zonë 40, ndalohet 22 vjeçari nga Likova appeared first on Telegrafi.