Koalicioni VLEN ka uruar besimtarët ortodoks dhe katolik me rastin e festës së Pashkëve.
Nga VLEN kanë uruar për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore.
Urimi i plotë:
Të nderuar besimtarë ortodoks dhe katolikë, pranoni urimet tona më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.
Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët ortodoks dhe katolikë në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.
Në frymën e kësaj dite të bekuar për këta besimtarë të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet. Ju urojmë shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore në këto ditë feste.
Si shoqëri dhe si shtet kemi kaluar kohëra të vështira por në festat fetare gjithmonë kemi qenë të bashkuar, e pikërisht kjo na ka dëshmuar se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë. Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.
VLEN: Urojmë besimtarët ortodoks dhe katolikë me rastin e festës së Pashkëve appeared first on Telegrafi.