Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me informacionet se universiteti i Ramiz Merkos, ka marrë akreditim nga Ministria e Arsimit për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë.

Nga VLEN thonë se “ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme”.

“Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik”.

“Megjithatë, veprimi i këtillë i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos, dëshmon faktin se të gjelbërit që u shndërruan në Front, janë arsyeja kryesore pse truri shqiptar braktis vendin dhe punon në Europë e gjetiu, pse në shtetin tonë intelektualët dhe profesionistët e vërtetë ikin jashtë vendit dhe shqiptarët janë përfaqësuar nga injoranca e cila po i varfëron dhe po i dëbon nga vendlindja”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

VLEN: Skandal i radhës nga BDI, universiteti i Merkos akreditohet për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version