Koalicioni VLEN njofton se kanë rritur pagën minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut.
“Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit, Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë, një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e Qeverisë.
Ky është vetëm fillimi i një serie vendimesh që synojnë një transformim rrënjësor të sektorit publik dhe të standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Rritjet do të vijojnë gradualisht në muajt e ardhshëm, në përputhje me planin afatmesëm të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thonë nga VLEN.
Nga atje shtojnë se VLEN si pjesë e këtij ndryshimi thelbësor, vazhdon të dëshmojë se qeverisja e re sjell rezultate konkrete, jo vetëm premtime elektorale./Telegrafi/
VLEN: Rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.