VLEN në një kumtesë për media njofton se Qeveria vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për përmirësimin e standardit jetësor dhe fuqizimin ekonomik të qytetarëve.
Nga VLEN thonë se një nga masat e rëndësishme në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 400 euro (24.400 denarë), e cila do të zbatohet duke filluar nga muaji prill dhe do të reflektohet në pagat që punëtorët do të marrin në maj.
“Siç ka bërë të ditur Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kjo rritje është rezultat i zbatimit të formulës ligjore për përcaktimin e pagës minimale, e cila bazohet në 50% të indeksit të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% të pagës mesatare. Ky mekanizëm garanton një rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagave, duke siguruar që qytetarët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zhvillimi ekonomik i vendit”.
“Koalicioni VLEN e konsideron rritjen e pagës minimale si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe forcimit të fuqisë blerëse të qytetarëve. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar reformat dhe masat e tjera mbështetëse që do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik të vendit”, thonë nga VLEN.
Gjithashtu theksoinë se Qeveria VLEN do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me sindikatat, bizneset dhe të gjithë aktorët relevantë për të garantuar paga më të larta, kushte më të mira pune dhe një zhvillim të drejtë ekonomik./Telegrafi/
VLEN: Rrisim pagën minimale në 400 euro appeared first on Telegrafi.