Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë bujqit duke u dhënë subvencione prej 1 miliardë denarë.
“Koalicioni VLEN vazhdon të qëndrojë fort pas bujqëve, heronjve tanë që janë themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Me krenari shpallim se Qeveria, në të cilën merr pjesë edhe VLEN, ka ndarë 1 miliardë denarë për pagesën e subvencioneve të mbetura. Kështu, 9,000 bujq do t’i marrin mjetet që i kanë merituar me shumë mund.
Shumica e këtyre njerëzve të guximshëm kanë pritur madje 4 vite për mbështetje, por me vendimin tonë të parë, përmes ribalancit të buxhetit, siguruam mjete për të korrigjuar këtë padrejtësi. Obligimi ynë është që deri në fund të vitit të mos ketë më vonesa në pagesat e subvencioneve, për t’u siguruar që çdo bujk të punojë pa stres dhe pa pasiguri.
Koalicioni VLEN është këtu për të ofruar stabilitet dhe mbështetje për bujqit, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më së miri – të prodhojnë dhe të sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre dhe për ne. Menaxhimi ynë i përgjegjshëm dhe angazhimi ndaj qytetarëve do të rezultojë në mbështetje të rëndësishme për prodhimin bujqësor dhe zhvillimin e ekonomisë”, thuhet në kumtesën e VLEN.
Nga atje shtojnë se VLEN do të korrigjojë padrejtësitë e së kaluarës dhe sigurojnë se bujqit do të marrin atë që meritojnë./Telegrafi/
VLEN: Qeveria ka ndarë 1 miliardë denarë për bujqit appeared first on Telegrafi.