Koalicioni VLEN sot ka zyrtarizuar edhe një organ të përbashkët, respektivisht Qendrën për Komunikim. Zëdhënës i përbashkët koalicionit VLEN është caktuar Fari Hiseni, ndërkaq koordinator-sekretar organizativ do të jetë Albi Qamili.
Fari Hiseni, informoi se gjithashtu do të jetë në dizpozicion edhe një web-faqe e re e përbashkët, nga ku do të mundet të infromohen përmes asaj faqe.
“Qendra për Komunikim do të jetë mekanizëm për komunikim me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive, zhvillimi dhe mbikëqyrja në mediat sociale etj. Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ, promovojmë edhe web-faqen e re të përbashkët.
Themelohen kanale të reja të komunikimit, të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, përfshi rrjetet sociale, do të menaxhohen nga kjo Qendër”, deklaroi Fari Iseni nga VLEN.
VLEN promovon Qendrën për Komunikim të Koalicionit appeared first on Telegrafi.