VLEN kërkon nga Prokuroria që të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Llotari.
“Sipas këtij Statusi Aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror më 4 gusht 2024, SH.A. Llotaria Shtetërore më 31 Mars 2023 nëpërmjet delegimit prej 51% në kapitalin aksionar, regjistroi një video lotari të dytë me emrin NOVO VLT me kapital bazë prej gati 10 milionë euro. Si bartës i aktivitetit dhe bashkëpronar i NOVO VLT, figuron kompania Drushtvo për shërbimet HTL Makedonija DOOEL Shkup”, tha Bekim Sali nga VLEN.
Nga atje pyesin sa a është rritur me vetëdije dhe qëllimisht vlera e makinerive të kazinosë për të vjedhur kapitalin bazë të nevojshëm, për të mundësuar hapjen e videollotarisë së re shtetërore?
“Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë, cilët janë motivet e këtij prokurimi publik. A është e vërtet që në nënshkrimin marrëveshjes kornizë , marrëveshjes për furnizim publik, çmimi i tregut për një terminal të video lotarisë ishte 3800 euro, a është e vërtet që çmimi individual për një terminal të video lotarisë, që është rënë dakord në marrëveshjen kornizë, marrëveshjen për furnizim publik, është 10.000 euro, apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në treg? A është e vërtet që vlera totale e blerjes kushton 9 milionë e 920 mijë euro më tepër se vlera e terminaleve të video lotarisë? Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh?”, tha mes tjerash Sali, tha Sali.
I pyetur në lidhje për destabilizimin e vendit, Sali tha se nuk ka informacione dhe shtoi se, nëse ka diçka të tillë, duhet drejtuar në Prokurorinë Publike.
“Do të thotë nuk kam informacione për çfarë destabilizimi dhe me çfarë informacione posedon Kryeministri. Nëse ka informacione, ka Prokurori Publike, siç po drejtohemi ne sot, kështu që vlerësoj se institucioni për këto informacione është pas nesh”, Sali./Telegrafi/
VLEN: Prokuroria të hetojë furnizimin post-zgjedhor me mijëra aparate për kazino appeared first on Telegrafi.