Pas votimit të mbrëmshëm për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nga koalicioni VLEN sot thonë se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë luhatje.

Nga VLEN thonë se “përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI”.

“Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, flet se ka një koordinim dhe bashkëpunim mes kësaj treshe në planet e destabilizimit dhe shkaktimit të tensioneve, pse jo edhe të incidenteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut”.

“Megjithatë, kjo interpelancë ishte edhe një arsye më shumë që të bëhet homogjenizimi i koalicionit VLEN, por edhe në koalicionin qeverisës, duke dëshmuar stabilitet dhe qëndrueshmëri kundrejt planeve ogurzeza që hartohet në kuzhina anti-NATO dhe anti-BE. Përkundër synimit të interpelancës që të shkaktojë huti e destabilizim, ajo ndihmoi më shumë në ndërgjegjësimin e shumicës qeveritare dhe kohezionin e brendshëm të saj, duke dëshmuar se këto nisma janë të dënuara me dështim”, thonë nga VLEN.

 

VLEN për interpelancën ndaj Gashit: Dështoi plani për destabilizim i treshes “E Majta” – LSDM – BDI appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version