Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza në Kërçovë, me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet.
Nga VLEN thonë se ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin.
“Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund edhe Zajazi i Ali Ahmetit po bëhet me kanalizim. E pabesueshme, por e vërtetë: duhej të vinte VLEN-i në qeveri, që të zgjidhej një problem bazik në vendlindjen e atij që për dy dekada sundoi pa i zgjidhur hallet e vetë vendit të tij. Ky projekt ishte buzë dështimit kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse: vetëm 17% zbatim në 21 muaj, fonde IPA të humbura, kontraktor jofunksional dhe mungesë totale reagimi institucional nga qeveria paraprake – një tjetër pasqyrë e paaftësisë dhe dështimit sistematik që i është servirur qytetarëve për vite me radhë”.
“Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhshme të kolegëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekti u shpëtua nga dështimi i plotë. Kontrata e mëparshme u ndërpre, u kërkua dëmshpërblim dhe përmes një prokurimi të ri, transparent dhe afatgjatë, u sigurua financimi i plotë nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij investimi strategjik”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit appeared first on Telegrafi.