Koalicioni VLEN sot përmes një kumtese ka mbështetur kallëzimin penal të ngritur kundër ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lexo po ashtu
Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Kreshnik Bekteshi

Nga atje thonë se mbështesin çdo aktivitet që ka për qëllim forcimin e ligjit dhe rendit në Maqedoni të Veriut.

VLEN beson se ndjekja e veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit është thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Padia e fundit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “pengim të drejtësisë,” e cila dyshohet se është kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e vërteton në mënyrë të qartë dhe të prerë që partia nga e cila vjen Bekteshi ka qenë pjesë e një oktopodi të krimit, korrupsionit dhe vjedhjes së votave.

Ky rast është një dëshmi e fortë se periudha e gjatë e qeverisjes së partisë së Bekteshit ka sjellë jo vetëm vjedhje të qytetarëve, por edhe ushtrim të presionit të pashembullt mbi shqiptarët për të shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës.

Koalicioni VLEN gjithmonë do të angazhohet për sundim të ligjit, asnjëherë për revanshizëm politik”, thuhet në kumtesën e VELN.

Nga atje i bëjnë thirrje organeve gjyqësore që përmes një procedure korrekte dhe të drejtë personi në fjalë të dëshmojë pafajësinë ose t’i vërtetohet fajësia varësisht prej provave./Telegrafi/

VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version