Koalicioni VLEN është deklaruar në lidhje me paralajmërimet për shpalljen e re për punësimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Nga VLEN thonë se në këtë konkurs kriter do të jetë edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç. Por, brenda këtij njoftimi me krenari dhe mburrje të plotë ju informojmë që kriter dhe element tjetër që do të merret parasysh është edhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat. E kjo çështje është e rregulluar dhe figuron zyrtarisht në pikën shtatë të konkursit që vazhdon të jetë akoma aktiv”.
“Kur hoqëm mekanizmin keqpërdorues balancuesin u zotuam që shqiptarët do të përfaqësohen denjësisht në gjitha institucionet e vendit. Ky është fillimi, i ngjashëm do të jetë edhe vazhdimi. Në çdo konkurs do të ketë edhe përfaqësim të drejt dhe adekuat. Kjo çështje do të vazhdojë kështu deri në rregullimin përmes Ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat”.
“U zotuam se shqiptarët do të punësohen edhe më shumë edhe më mirë, gjithkund, në çdo vend pa dallim. Por, dallimi i punësimeve të Qeverisë sonë është që ne bëjmë përfaqësim të drejt dhe adekuat por domosdo e kemi në funksion edhe mekanizmin filtrues, meritokracia do të jetë kryefjala e punësimeve tona. Njeri i duhur në vendin e duhur. Shqiptarët janë të zotë, dinë dhe munden të udhëheqin shumë mirë”, thonë nga VLEN.
VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat appeared first on Telegrafi.