
“Sportistët shqiptarë e klubet shqiptare për një kohë të gjatë ishin të lënë pas dore. Sikurse në nivel lokal ngjashëm edhe në atë republikan. Të jesh sportist i ri edhe shqiptar ishte sfidë e dyfishtë në vendin tonë. Sepse, dikur një nga kriteret për ndihmë, bursë apo ndihmë qeveritare ishte edhe përkatësia etnike, pra shpesh herë janë përjashtuar nga ndihma e kualifikime të ndryshme vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Por, tani me ndryshimin e pushtetit po ndodhë ringjallje e kulturës e sportit shqiptarë”, thonë nga koalicioni VLEN.
Nga VLEN thonë se sporti është pasaportë krenarie për çdo komb.
“Me mbështetjen e sportistëve dhe vullnetin tonë për të ndryshuar, ne filluam një epokë të re për sportin në vendin tonë. Tani talentët tanë nuk harrohen më dhe klubet tona nuk janë më të margjinalizuara. Punojmë për të sjellë mundësi për të gjithë. Me një fond prej mbi tetë milionë eurosh janë ndarë mjete të konsiderueshme për mbështetjen e klubeve sportive dhe zhvillimin e sportit. Gjërat kanë ndryshuar tani dhe sportistët po marrin mundësi të reja për sukses dhe avancim. Ndryshimi i Qeverisë ka një efekt pozitiv në çdo sektor, edhe në sport. Tani çdo talent ka mundësinë të arrijë majat më të larta. Nuk ka vend për ndarje dhe diskriminim në sport. Kjo është një tragjedi e së kaluarës e cila tani është pas nesh. Ndërkohë kemi ndarë 500 bursa për talentet e rinj të sportit. Ne do ta vazhdojmë këtë praktikë edhe në të ardhmen dhe do të përpiqemi të rrisim ndihmën dhe që këta talentë të rinj të marrin më shumë mbështetje nga shteti. Ky është një hap tjetër me të cilin tregojmë se kujdesemi për të rinjtë dhe për të ardhmen, e cila për ne ka një rëndësi të madhe për promovimin e një shoqërie të shëndetshme dhe ndërtimin e vlerave reale. Ne jemi të vendosur e përkushtuar maksimalisht që në secilën fushë që ne udhëheqim ta dëshmojmë praktikisht ndryshimin. Atë që e kemi premtuar jemi duke punuar pa ndalë që ta realizojmë në përpikëri”, thuhet në komunikatën për media nga VLEN.
VLEN: Mbështetja dhe zhvillimi i sportit është investim i së ardhmes appeared first on Telegrafi.