Koalicioni VLEN sot publikisht ka pyetur BDI-në nëse është e gatshme të përballet me përgjegjësinë për atë që ka punuar vetëm për interes personal të individëve nga kreu i saj.

“Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin fëmijë dhe të afërm të njerëzve nga kreu BDI-së dhe LSDM-së?

Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime për studiot e ndryshme të fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO, pa asnjë kriter dhe transparencë?

Ku përfunduan paratë e koncesioneve të ndara për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që ju ndanë fëmijëve dhe të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të qeverisë së mëparshme?
Ku kanë përfunduar paratë e furnizimeve kriminale për mazut në katër sy për nevojat e TEC Negotinë, të kryera me kompani të dyshimta në të kaluarën?

A do t’ua shpjegojë BDI votuesve të saj, por edhe të gjithë votuesve shqiptarë se ku kanë përfunduar paratë e marra nga njerëzit tanë në qindra vendet e bixhozit që i hapën gjatë mandateve të tyre?
A do të tregojë BDI se për interesat dhe llogarinë e kujt punonte kompania Eurovia, e cila fitonte të gjithë tenderët në disa ministri të udhëhequra nga kuadro të BDI-së?”, pyesin nga VLEN.

Nga atje shtojnë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët të jenë të kënaqur dhe të dinë se pushteti po punon për interesin e tyre./Telegrafi/

VLEN: Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime nga MEPSO appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version