Nga koalicioni VLEN theksojnë se ata që para disa ditësh kanë tërhequr emërimin e Afron Vervizolit si auditore e fondeve IPA.

“Edhe pse Vervizoli ka një CV të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale, kemi vendosur që ajo të zëvendësohet përkohësisht me një kuadër tjetër nga radhët tona. Kjo vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certificates”, thonë nga koalicioni VLEN.

Ata shtojnë se me rëndësi thelbësore të kushtohet vëmendje hulumtimit dhe zbulimit të abuzimeve të fondeve të BE-së që kanë ndodhur në të kaluarën. Këto abuzime jo vetëm që kanë lënë gjurmë në dokumentacion, por gjithashtu kanë bërë që Zyra Evropiane për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) të kërkojë kthimin e disa milionë eurove nga shteti.

“Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike dhe evropiane. Do të vazhdojmë të veprojmë në interesin më të mirë të qytetarëve, me qëllim që të sigurojmë përdorimin e duhur të burimeve dhe të parandalojmë abuzimet e mëtejshme”, thuhet në fund të kumtesës./Telegrafi/

VLEN: Kemi tërhequr emërimin e Afron Vervizolit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version