
Koalicioni VLEN njofton se kanë ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për ndalimin e Emin Bajramit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN për “TV21”.
Kujtojmë gjatë fundjavës së kaluar Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njëjti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.
Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë./Telegrafi/
VLEN: Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për ndalimin e Emin Bajramit nga Kosova appeared first on Telegrafi.