Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se kandidatët e tyre për pozicionet e zëvendës-ministrit në Qeverinë e re kanë kaluar të gjitha filtrat dhe tani ndodhen para deputetëve për miratim.
Nga VLEN theksojnë e “këta kandidatë përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.
“Me një biografi të provuar të integritetit dhe përkushtimit ndaj shërbimit publik, dhe pa asnjë njollë korruptive, kandidatët tanë janë të përgatitur për të sjellë ndryshime të prekshme dhe pozitive”.
“Në një kohë kur krimi, korrupsioni, bixhozi dhe sjelljet devijante kërcënojnë shoqërinë tonë, ne besojmë se këta individë të zgjedhur janë çelësi për një transformim të vërtetë”.
“Qeveria e shpresës dhe anti-korrupsionit është e vendosur të ndërtojë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët, duke promovuar drejtësinë dhe barazinë. Ne jemi të angazhuar për të shporrur njëherë e përgjithmonë krimin dhe korrupsionin, dhe për të rivendosur besimin në institucionet tona. VLEN-i është shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
VLEN: Kandidatët për zv.ministra përfaqësojnë dinjitet dhe profesionalizëm appeared first on Telegrafi.