Kandidati për president të shtetit, Arben Taravari gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, tha se fryma që mbizotëron në koalicionin është “një për të gjithë, gjithë për një”.
Taravari tha se “padyshim se kur ka një sinergji të këtillë pozitive as që diskutohet fitorja”.
“Shpesh lëvizi edhe në Tetovë, Gostivar, Shkup edhe në Dibër, Kërçovë edhe në Strugë marr opinion edhe prej njerëzve, dhe njohësit e politikës, sidomos ata të cilët janë veteran të politikës më thonë se kështu frymë kështu energji nuk ka pasur që prej vitit 1996, donë të thotë kaq frymë pozitive të shqiptarët për të ndodhur ndryshimi”, ka deklaruar kandidati për president i VLEN-it, Arbën Taravari.
Sipas tij, VLEN më 24 prill do ta shënoje fitoren e parë, ndërsa më 8 maj “do ta rrëzojë në nokaut BDI-në”. Taravari tha se fitorja është evidente dhe se nuk ka pikë dyshimi.
“Dyshimi i vetëm a do të jem pak a do të jetë shumë. Unë them se do t’i fitojmë me një diferencë të konsiderueshme, por këtu na duhet edhe ndihma juaj, ndihme të gjithë qytetarëve t’ju tregojmë se ka ardhur koha për ndryshim tek shqiptarët. 22 vite u bën shumë edhe sikur të ishte çdo gjë mirë është e tepërt”, shtoi më tej Taravari.
VLEN hap shtabin në Tetovë, Taravari: Më 24 prill shënojmë fitoren e parë appeared first on Telegrafi.