“Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz për politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet marrë seriozisht”, thuhet në një komunikatë të koalicionit VLEN.
“Koalicioni VLEN i thotë Ahmetit, në vend që të trimërojë ish-zyrtarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, le t’i përkushtohet reformat e brendshme të personelit dhe programit. Mirëpo, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, fillimisht duhet të depozitojë një garanci me shkrim se kur të humbasë do të largohet nga politika, që të mos shpenzojmë para publike për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e tyre të quajtur “Front”, thuhet në një deklaratë të VLEN.
VLEN-Frontit Europian: Nëse dëshironi zgjedhje, jepni garanci se kur të humbisni do të largoheni nga politika appeared first on Telegrafi.