Koalicioni VLEN njoftoi se pas Trupit Koordinues Politik, do të formojë edhe një tjetër organ që do të luaj rolin e filtrit të fundit të zbatimit të politikave të këtij koalicioni.

Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo bëhet për një qëndrueshmëri më të madhe politike, me synimin për krijim të një lëvizje politike që ofron zgjidhje konkrete.

“Pas formimit të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it vijon edhe formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave”, thanë nga VLEN-i.

Zërat se koalicioni VLEN do të shkrihet në një parti kanë qarkulluar që pas zgjedhjeve të fundit.

Ditë më parë Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nga Tetova tha se koalicioni “VLEN” do të paraqitet së bashku edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2025, dhe pastaj do të vendoset nëse do të bëhen një parti.

VLEN formon dhe një Komision brenda koalicionit, për rritjen e efikasitetit për implementim të politikave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version