Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese për media ka demantuar lajmet në lidhje me kandidatët për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në tetor. Nga VLEN thonë se ende nuk i kanë dnarë komunat e as kandidatët se nga cilat parti do të jenë.
“Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare. Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme”.
“E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar. Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit”, thonë nga VLEN.
Në fund thonë se pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave, fitoren e kanë të përbashkët në çdo komunë./Telegrafi/
VLEN: Ende nuk i kemi ndarë komunat për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.