Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u negociuar dhe qeveria e re do të përbëhet nga fituesi i bllokut maqedonas dhe fituesi i bllokut shqiptar. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, e konfirmoi në zgjedhjet e 8 majit se është bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë.

Lexo po ashtu
Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit

“Qysh në themelimin e tij, VLEN flet me fakte dhe jo me plaçkitje politike. Prandaj, sot dilema kyçe që lind është: kush është Ali Ahmeti i vërtetë? Është ai që i tha JO Rusisë – PO Evropës, apo ai që qan se nuk është në koalicion me ata që i akuzoi si antiperëndimorë? Vasalët janë VLEN apo vasalët janë Ahmeti, Grubi dhe Osmani kur vendosën të mos mbështesin Arben Taravarin për kandidatin e përbashkët presidencial të popullit shqiptar? Në emër të kujt Ahmeti vendosi kundër interesave të BE-së dhe SHBA-së të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale? A janë të rëndësishme për Ahmetin interesat e shqiptarëve vetëm kur BDI është në pushtet? Pse Ahmeti së bashku me Apasiev e bojkotuan zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit me një shumicë të konsiderueshme prej 76 deputetësh? Derisa Ahmeti t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, do të mbetet përshtypja se e vetmja gjë që i intereson është se si t’i shpëtojë nga përgjegjësia ish-zyrtarët e tij të korruptuar”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se Ahmeti duhet ta pranojë realitetin. Ka kohë që nuk ka të drejtë të tentojë të monopolizojë procesin e BE-së si dhe procesin e avancimit të të drejtave etnike të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ndryshimet kushtetuese janë një nga prioritetet më të rëndësishme të VLEN-it, duke filluar me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e perspektivës së BE-së, fshirjen e formulimit të turpshëm 20% dhe ndryshimin e modelit zgjedhor për presidentin e shtetit. Duke pasur parasysh se këto janë iniciativa kërkojnë një shkallë të lartë konsensusi, VLEN hyn në procese për t’i arritur ato dhe jo ashtu si më parë, për të shërbyer vetëm si figura dylli me shumë ngjyrime dhe pak përmbajtje”, thuhet në kumtesën e VLEN.

Zgjedhja e Afrim Gashit kryetar i Kuvendit, shtojnë nga atje, është një bazë e mirë që ndryshimet të ndodhin me vullnet të mirë dhe me qasje të sinqertë për të pranuar realitetin./Telegrafi/

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version