Koalicioni VLEN ka dënuar incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit dhe njëkohësisht kërkojnë nga BDI që të mos shpërndajë lajme të rrejshme për këtë rast.

Lexo po ashtu
“Sigurimi tentoi t’ia merrte telefonin presidentes Osmani”, Presidenca sqaron incidentin në Aeroportin e Shkupit

Si VLEN, theksojnë nga atje, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës.

VLEN i bënë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.


Lexo po ashtu
MPB e Maqedonisë me sqarim rreth skandalit me Presidenten Osmani në Aeroportin e Shkupit

“Faktet janë si më poshtë:

1. MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.

2. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.

3. Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë?

Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat”, theksojnë nga VLEN.

Nga atje i bëjnë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së./Telegrafi/

VLEN: BDI të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version