VLEN në një kumtesë për media thotë se “skandalet dhe korrupsioni i instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe satelitët e saj kanë minuar besimin në gjyqësor, kanë penguar zhvillimin ekonomik dhe progresin shoqëror”.
“Ndërhyrjet e BDI-së në sistemin gjyqësor kanë qenë të papranueshme. Kujtojmë presionet ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, vetëm sepse ajo refuzoi të falë dhe të rikthejë Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero”.
“Këto veprime tronditën thellë opinionin publik. Po ashtu, garnitura e kaluar ndryshoi Kodin Penal për të ulur dhe vjetërsuar dënimet e ish-zyrtarëve, një akt që u prezantua nga BDI si një harmonizim me standardet evropiane. Ky ishte një tjetër përpjekje për të mashtruar qytetarët dhe për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të drejtësisë dhe transparencës. Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e pranoi gabimin, a do të bëjë të njëjtën gjë edhe Ali Ahmeti?”, thonë nga VLEN.
Më tej thonë se ata janë të përkushtuar për të ndjekur rrugë të pastër dhe të ndershme.
“Ne mbështetemi në mbështetjen e qytetarëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Përmes zyrtarëve të zgjedhur pa njolla korruptive, ne dëshmojmë sjellje evropiane dhe transparencë në veprimet tona. Së bashku, do të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
VLEN: BDI mbeti vetëm, LSDM u pendua për ndryshimet në Kodin Penal appeared first on Telegrafi.