Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nga VLEN thonë së Osmani nuk ka ditur të udhëheq me pozitën që e ka pasur, ndaj mandati i tij do të mbahet mend për disa skandale, prandaj BDI do të jap përgjegjësi për veprimet e funksionarëve.

“Në të kaluarën, BDI ka lënë gjurmë me abuzime dhe keqmenaxhime të resurseve shtetërore. Dyshimet e VLEN-it janë kur prokuroria do tu përgjigjet gjithë raportimeve për abuzimet e mundshme të ish-ministrit që për vete thoshte se ka ofertë të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, “pacientit” Bujar Osmani. Opinioni me të drejtë shtron dilemën ku është përgjegjësia kur Bujari në krye të Ministrisë Jashtme në kundërshtim me logjikën e tregut për nevojat e Samitit të OSBE-së lidhi marrëveshje prej 960.000 euro me kompaninë “ABC rent a car”. Opinioni me të drejtë pyet a ka qenë në dijeni Bujari për abuzimet e ambasadorit të dërguar nga ai në OKB, Ljubomir Fërçkovski. Opinoni me të drejtë shtron pyetjen çka ka ndërmarrë Bujari kur ambasadori Vesel Memedi shkaktoi rrëmujë me pasaportat, me ç’rast ua vështirsonte jetën mërgatës sonë. Opninoni me të drejtë pyet si u bë që brenda natës Besmira Ejupi të bëhet diplomate në konsullatën në Bon, madje me urdhër të drejtpërdrejt nga ai që t’i përgatitet pasaportë diplomatike”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Nga VLEN thonë se këto raste duhet hetuar nga prokuroria dhe të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësorë. /Telegrafi

VLEN: BDI do të përballet me të kaluarën e tyre të errët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version