VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po bën çdo gjë për t’u bërë pjesë e qeverisë, me qëllim që të mbrojë ish-zyrtarët e saj.

“BDI është shndërruar në parti, ideologjia e vetme e së cilës është mbrojtja e ish-zyrtarëve të saj. Për këtë qëllim, ata janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe të përpiqen të shkaktojnë krizë politike.

Të jemi të qartë, VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse, pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedinë e Koçanit. Por këtë e vendosin autoritetet gjyqësore, jo aktorët politikë. Megjithatë, kur BDI flet për sistem, duhet të përgjigjet se për çfarë saktësisht mendon. Për sistemin që regjimi i tyre e krijoi për 22 vjet, derisa ishin pjesë e të gjitha qeverive të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së?

Për Prokurorinë Publike të Islam Abazit?

Për të arratisurit nga drejtësia, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami?

Për sistemin e sundimit që nga funksionarë ende pa ju dalë mjekra BDI i bëri milionerë mbi kurrizin e shqiptarëve?

Për sistemin në të cilin kishte përgjegjësi selektive për tragjeditë me spitalin modular në Tetovë, Llaskarcë, Besa Trans?

Sa herë që BDI përpiqet të maskohet dhe të paraqitet si faktor ndër shqiptarët, fundi i kësaj udhëheqjeje të korruptuar politike është afër”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

VLEN: BDI akuzon qeverinë në të cilën dëshiron të bëhet pjesë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version