Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e uroi Gordana Siljanovska Davkovën pasi dje kjo e fundit u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut.

Në rrjetin social X, Vjosa Osmani uroi Siljanovskën në gjuhën angleze duke shpresuar për bashkëpunim në të ardhmen, ndërsa Siljanovska iu përgjigj në gjuhën shqipe.

“E nderuara Vjosa, më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen”, i është përgjigjur Siljanovksa presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.


Lexo po ashtu
Nuk do ta përdorë emrin e ri të shtetit dhe ishte kundër Ligjit për gjuhën shqipe – kjo është Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut

Theksojmë që Siljanovska-Davkovka në zgjedhjet presidenciale fitoi me dallim të madh në vota kundër-kandidatin e saj dhe presidentin aktual të RMV-së, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version