Irena Vitina, Këshilltare në Qytetin e Shkupit ka kritikuar zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhitin për lajmin që e dha për 6 autobusët ekologjik.
Vitina thonë se Mexhiti ka kompetenca të tjera që të merret me qytetin e Shkupit, edhe pse njejti nuk ka ofruar ndihmë.
“Është e turpshme përpjekja për plasimin e të pa vërtetave nga ana e Izet Mexhitit i cili padyshim që pas 5 muajsh që nuk ka asnjë projekt të vetin, duhet të lavdërohet me projektet e siguruara nga qyteti i Shkupit. Ministri Mexhiti nuk ka asnjë kontribut që qyteti i Shkupit të marrë 6 autobusë, as nuk e ka ndihmuar qytetin në ndonjë segment tjetër për t’u përballur me ndotjen, edhe pse është në një nga 14 institucionet që kanë kompetenca për të vepruar, njoftojnë nga qyteti i Shkupit”, tha Vitina.
“Punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit kanë meritat, aplikuan dhe ky projekt është rezultat i punës së tyre të përkushtuar, me të cilin Bashkimi Evropian financon 6 autobusët për qytetin. Gjashtë autobusët ekologjikë janë rezultat i projektit për të cilin Qyteti i Shkupit ka aplikuar në BE, në të cilin sektori i bashkëpunimit ndërkombëtar ka punuar në mënyrë aktive për 2 vjet, ndërsa prokurimi është bërë nga UNOPS. Me këtë projekt, përmes mbështetjes së BE-së, për Qytetin e Shkupit janë siguruar gjashtë autobusë ekologjikë CNG, janë duke u ngritur breza të gjelbër urban me mbi 3000 pemë, përfshirë edhe parkun Mega në Karposh, ku së shpejti do të vendosen 1000 pemë dhe është duke u përgatitur edhe studimi i fizibilitetit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit të ngrohtë në Shkup. Të gjitha segmentet e projektit synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Maqedoni”, ka sqaruar Irena Vitina, këshilltare në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.