Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar në mënyrë mizore e vrau Tankica Malladenovska nga Koçani, në mëngjes është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit
Nenad Cvetkoviq, drejtor i Burgut Kumanovë në fshatin Kshanje për MIA-n e konfirmon informatën se trupi i personit të dënuar është gjetur rreth orës 6.
Ai potencoi se janë njoftuar prokuroria publike dhe gjykata, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.
Rashidov u dënua në burg të përjetshëm për veprën e kryer vrasje mizore, i cili vjet me 40 therrje e vrau Tankicën.
Aktvendimi i Gjykatës themelore në Koçan ende nuk është i plotëfuqishëm, pasi në vijim janë procdura ankimuese, e në këtë gjykatë në vijim ishte edhe procedura për Rashidovin për vepër të kryer penale shantazh, pasi me vite ka shantazhuar Tankicën me fotografi kompromituese.
Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës appeared first on Telegrafi.