Në seancën e sotme të rregullt, Qeveria shqyrtoi informacionin për gjendjen e zjarreve në vend, me ç’rast është theksuar se nga 13 zjarre, dy janë shuar plotësisht, katër janë aktivë, ndërsa të tjerët janë nën kontroll. Problemin më të madh e paraqet zjarri në afërsi të fshatit Breznicë, ku terreni është i vështirë dhe i paarritshëm.

Siç informon shërbimi për media i Qeverisë, vetëm në korrik janë regjistruar 620 zjarre.

Në seancë është diskutuar edhe për dëmet, por edhe për shkaqet e numrit aq të madh të zjarreve. Konstatimi është se pjesa më e madhe e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, kryesisht pa dashje, për shkak të djegies së tallashit, kullotave dhe megjeve, ndërsa në zonën e zjarreve të shkaktuara me dashje, mbizotërojnë motivet kriminale dhe ka më shumë raste të tilla që po hetohen.

“Zjarri në Kosel është nën kontroll, në Pllasnicë është shuar, zjarri në Dellçevë është shuar, ndërsa në Vrazhallë është nën kontroll. 10 ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, me 66 zjarre të reja, bëhet e ditur në kumtesën.

Në seancë, u theksua edhe reagimi i shpejtë nga Qeveria, se pas zjarreve të para të mëdha në vetëm disa orë, u shpall gjendje krize, dhe iu përgjigj kërkesës për përfshirjen e Armatës me ndihmë për t’u përballuar me situatën.

“Me këtë, është vepruar në kohën më të shkurtër të mundshme dhe brenda kësaj kohe është vepruar në mënyrë operative në shkallën më të lartë. Gjithashtu u theksua gjendja tejkaloi burimet e brendshme, respektivisht ato ishin të pamjaftueshme për t’u përballuar me zjarrin dhe menjëherë Qeveria kërkoi ndihmë nga jashtë, respektivisht u aktivizua Mekanizmi i mbrojtjes civile i BE-së, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë dhe burimet në dispozicion”, informoi shërbimi për media i Qeverisë.

Vetëm në muajin korrik në RMV janë regjistruar 620 zjarre appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version