Sot është mbajtur seanca e 25-të e Qeverisë, në të cilën janë zgjedhur zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për zëdhënëse të Qeverisë së RMV-së janë zgjedhur Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva.

Marija Miteva, me profesion është juriste e diplomuar në Universitetin e Shën. Kirili dhe Metodi – Fakulteti Juridik Justiniani I, me megjistraturë në të drejtën afariste dhe provimin e dhënë të jurisprudencës.

Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Naum Stoilkovski është emëruar këshilltar për komunikim dhe marrëdhënie me publikun i ngarkuar për koordinimin e zëdhënësve./Telegrafi/

 

Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva janë emëruar zëdhënëse të Qeverisë së RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version