Ministri Gjoko Velkovski tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po vepron në lidhje me inspektimet e çerdheve për fëmijët e vaksinuar dhe pjesërisht të vaksinuar kundër kollës së keqe.
“Shërbimet e inspektimit që mbikëqyrin kopshtet e bëjnë këtë sipas kompetencës së tyre. Ata ndodhen çdo ditë në terren, pas kontrolleve të rregullta apo të jashtëzakonshme, kryejnë kontrolle dhe përfshijnë edhe pjesën e kontrollit të dosjeve të fëmijëve që janë regjistruar në kopsht. Duhet të ketë një kartë vaksinimi me të gjitha vaksinat e marra sipas moshës së fëmijës”, tha ministri.
Ai shtoi se për momentin po bëhet kontrolli që të mos ketë fëmijë të pranishëm në kopshte që nuk i kanë të gjitha dokumentet në dosje.
“Kjo është mënyra e parë për të parandaluar zgjerimin. Aty mund të parandalojmë përparimin e sëmundjes”, tha Velkovski.
Velkovski: Inspektime nëpër çerdhe, nuk guxon të ketë fëmijë të pavaksinuar appeared first on Telegrafi.