Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka reaguar pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe.

Memedi thotë se humbja e vogëlushes, Ruja Sulisi është tragjedi, teksa premton se do të ketë dhe përgjegjësi.

“Si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe!
Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua. Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën. Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja. Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet. Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën. Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër! Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi! Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit!
Koha është për përgjegjësi!”, ka shkruar Memedi.

Kujtojmë se prindërit e vajzës tashmë të ndjerë akuzuan mjekët për vdekjen e vajzës pasi siç deklaruan ata nuk e kanë pranuar në trajtim disa herë radhazi, duke e parë se vajza ka pasur gjendje të rëndëuar shëndetësore.

Vdekja e foshnjës 14 muajse, Memedi: Do të ketë përgjegjësi dhe sanksione appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version