Qytetarë e Shkupit do të vazhdojnë të kenë probleme me transportin publik privat, pasi që këta të fundit ende nuk kanë arritur marrëveshje me Ndërmarrjen Transportit Publik. Ata do të vazhdojnë edhe disa ditë të punojnë me orar të reduktuar, respektivisht, në mëngjes deri në orën 10:00, dhe pasdite mbas orës 17:00 deri në orën 24:00, që i bie se rreth 7 orë brenda ditës nuk do të qarkullojnë autobusët privat, dhe qytetarët do të hasen në vështirësi në kryerjen e obligimeve ditore.

Transportuesit privat për TV SHENJA, thanë se deri ditën e diel do të vendosin se çfarë masa rigoroze do të ndërmarrin, ndërsa deri atëherë orari do të mbetet i njëjtë, pra i reduktuar.

Mungesa e transportit privat ka gati një muaj që ka nisur, dhe deri më tani asnjë nga institucionet shtetërore nuk është zotuar për zgjidhjen e këtij problemi.

Shoferët e autobusëve privat nuk e përjashtojnë mundësin e ndërprerjes totale të autobusëve privat, në qoftë se problemi i tyre nuk zgjidhet.

Vonesa prej gjashtë mujash të pagave, borxhe të mëdha, pagesë 72 denarë për kilometër, prej 134 denarë kilometri që duhet të paguhet sipas rregullores, janë këto disa probleme që kanë shtyer autobusët privat të punojnë me orar të shkurtuar tash e disa javë. Ata kanë rreth 110 milionë denarë borxh, që NTP nuk i ka shlyer ndaj të punësuarve.

Përderisa vendi është në fazën portokalli prej më shumë se dy javësh, qytetarët përballen edhe me mungesën e transportit në temperaturat e larta, të cilët duhet të presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobusëve të cilat gjithashtu janë të stërmbushura.

Ndërkaq,Ndërmarrja e Transportit Publik mohon të ketë borxhe ndaj shoferëve privat, madje ata pohojnë të kundërtën e shoferëve privat, se nuk ka vonesa të pagave dhe nuk kanë borhxe ndaj tyre.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që transportuesit privat shprehin paknaqësi rreth NTP-së, ata edhe më herët kanë pasur probleme të tilla, të cilat zgjidhen për disa muaj, dhe më pas përsëri fillon e njëjta histori.

Vazhdojnë problemet me transportin urban në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version