Ndërkohë drejtor i Qendrës për Menaxhim me krizat ka njoftuar për vatra të reja të zjarrit në Ajvatoc dhe Bunarxhik në rajonin e Shkupit. Atje ndodhet njësiti zjarrfikës i Shkupit.
Ndërkohë sipas Stojançe Angellovit në territorin e shtetit ka gjithsej 23 zjarre në të hapur. Angellov tha se gjatë ditës zjarr është regjistruar edhe në afërsi të Zajazit në Kërçovë dhe në fshatin Kosovrast në afërsi të Dibrës. Ndërkohë nga vatrat aktive sipas Angellovit më shumë kokëçarje për zjarrfikësit përbën zjarri në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Në përballjen me flakët në këtë rajon janë angazhuar të gjitha mekanizmat, ndërsa i pranishëm është edhe ekipi nga Hungaria.
Vatra të reja të zjarrit në Ajvatoc dhe Bunarxhik në rajonin e Shkupit appeared first on Telegrafi.