NP “Komunalec” njofton se uji në qytetin e Gostivarit është i sigurt për pije.
“Sipas informacionit të analizave nga laboratori i Institucionit për Shëndet Publik – Shkup mbi gjendjen bakterologjike dhe fiziko-kimike të ujit, është konfirmuar se uji në qytetin tonë është i sigurt për pije”, thuhet në njoftimin e NP “Komunalec” – Gostivar.
Para disa ditëve nga “Komunalec” njoftuan se uji në qytetin e Gostivarit nuk është i sigurt për pije dhe u rekomanduan qytetarëve që të mos e konsumojnë./Telegrafi/
Uji në Gostivar është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.