Uji mineral në banjën e Tetovës, ka muajin e dytë që nuk është i përshtatshëm për pije, sipas analizave të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Por edhe përkundër kësaj situate, disa qytetarë ende e përdorin atë, sidomos në këtë periudhë të vitit kur ky vend rekreativ përdoret masivisht nga qytetarët.
“Analizat e përsëritura të ujit mineral kanë treguar sërish se kemi ndotje mikrobiologjike të ujit mineral në rubinet pranë kthesës dhe ndotje mikrobiologjike dhe fiziko-kimike te uji afër xhamisë. Nuk rekomandohet të pini ujë në zonën e banjës. Zakonisht testet i bëjmë katër herë në vit, por për faktin se shumë njerëz e frekuentojnë banjën në këtë periudhë të vitit, ne do t’i testojmë ato dy ujëra minerale çdo muaj”, tha dr. Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Tetovë.
Davidovski thotë se apelet janë të kota, por edhe njoftimet në vend se uji mineral nuk është për pije.
“Ne kur i vendosim rezultatet, kur i ngjitim, fletët hiqen brenda dy orëve. Na thonë: nga ky ujë ka pirë gjyshi, nuk është gjë. Po, ndoshta gjyshi juaj ka pirë, por diçka duhet të ketë ndodhur në jetën e tij nëse ka pirë nga ai ujë. Një fenomen tjetër interesant është se më parë, kur i testonim ato ujëra, shumë rrallë kishim rezultat të keq, të pasigurt. Dhe tani është shumë e rrallë që rezultatet të jenë të sigurta”, theksoi dr. Davidovski.
Ai kujton se shëndeti i njerëzve mund të ndikohet nga uji momental në banjën e Tetovës, e cila ndodhet rreth dy kilometra larg qytetit./Telegrafi/
Uji mineral në Banjën e Tetovës për dy muaj i ndotur, megjithatë qytetarët vazhdojnë ta përdorin appeared first on Telegrafi.