Organizata sindikale e SHA “Ujësjellësi” nga qeveria kërkon që t’u transferojë mjete për paga dhe për shpenzimet për derivate, energji elektrike dhe pjesë rezervë për t’i përgatitur dhe mirëmbajtur kanalet për ujitje.

Në protestë të qetë të punësuarit para drejtorisë por edhe para të gjitha 14 ekspoziturave të kësaj ndërmarrjeje, përfaqësuesit e sindikatës njoftuan se nuk e kanë marrë rrogën për muajin mars dhe informuan për problemin me mospagimin e shërbimeve për ujë nga shfrytëzuesit komunalë të cilët u kanë borxh prej 240 milionë denarëve, gjë që e toleron menaxhmenti i tyre.

Paralajmëruan se kështu rrezikohet prodhimtaria bujqësore dhe ekzistenca e mbi 30 mijë familjeve që merren me bujqësi.

“Në periudhën e kaluar lejuan dhe u punësuan mbi 100 persona. Në periudhën fundit blenë një automjet luksoz, një xhip, duhet të tregojnë a është për nevojat e drejtorit ekzekutiv apo menaxhmentit. Ka para për gjithçka, por për rrogat nuk ka”, thotë Kosta Mallzarkov, përfaqësues i Sindikatës së ShA “Ujësjellësi”.

“Ujësjellësi” kërkon para nga Qeveria e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version