Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot, në kuadër të seancës së tretë, me 10 vota “pro” dhe një “kundër” mbështeti kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për të marrë apanazh pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Fatmir Besimi, Krenar Lloga dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të kërkojnë apanazh.

Ish-ministrat, Artan Grubi dhe Bujar Osmani nga BDI po kthehen në vendet e tyre të mëparshme. Grubi do të ligjërojë gazetarinë në Universitetin e Tetovës, ndërsa Osmani i rikthehet mjekësisë.

Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk kërkoi të merrte fjalën, prandaj pika u hodh menjëherë në votim dhe u miratua./Telegrafi/

U miratuan kërkesat për apanazh të Mariçiqit, Shaqirit dhe Bajramit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version