
Prej para Qeverisë përmes Këshillit Gjyqësor dhe shtëpisë ligjvënëse deri në Gjykatën Penale, sot pasdite u mbajt marshi i katërt protestues i nismës qytetare “Kush e ka radhën?”, duke kërkuar drejtësi për viktimat në tragjeditë e deritanishme të cilat ndodhën si pasojë e mosfunksionimit të sistemit.
Siç deklaroi përfaqësuesja e nismës qytetare, Anastasia Mitrevska, protesta e sotme është për të gjitha kërkesat e nismës që janë bërë publike, ndërsa një pjesë e tyre edhe të parashtruara në Qeveri por siç tha, autoritetet më shumë i kushtojnë vëmendje asaj se kush i organizon protestat, se sa të përqendrohen në kërkesat.
Ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta ngritin zërin e tyre kundër padrejtësisë. “Nuk duhet të harrojmë të gjitha këto tragjedi. Po protestojmë për të gjitha kërkesat e deritanishme publike, për të cilat autoritetet janë njoftuar. Por ata më shumë merren me atë se kush jemi ne, në vend që t’i kushtojnë vëmendje asaj që kërkojmë”, tha Mitrevska.
Kërkesat e tyre janë zbatuar në projektin e quajtur “Vizioni 0”.
“Konkretisht kërkesat i kemi paraqitur edhe më herët, janë një numër që do t’i thërrasim të gjitha inspektoratet në të njëjtën kohë, kemi kërkesa për qytet të sigurt, semaforë, bordura në trotuare, është një projekt i tërë që quhet ‘Vizioni 0’, i cili ka 20 kërkesa”, tha Mitrevska.
U mbajt marshi protestues i nismës “Kush e ka radhën”, u kërkua drejtësi për viktimat në të gjitha tragjeditë e deritanishme appeared first on Telegrafi.